Receta gatimi clasike shqiptare

Fly-Ernest

Fly Ernest me oferta low cost marramendese….

 

Tashme jemi ne prag te pushimeve te veres. Eshte gati fundi i muajit qershor dhe shume shqipetare qe jetojne ne Itali ose Shqiperi vendosin te levizin per te takuar te afermit, gjithashtu dhe nje kushuriri im qe jeton ne Shqiperi i cili me shkruan;

Elxhi, a me prenoton dot ne internet nje bilete avioni Shqiperi-Itali? – Pa tjeter i thashe, ja ti hedh nje sy Blue Panorames dhe te them datat qe kushtojne me pak…

Jo jo, me tha. Sapo ka dale nje shoqeri e re qe mundeson fluturimet Shqiperi-Itali dhe anasjelltas, me çmime shume me te lira! – Ooouu, e kush na qenka kjo? – Quhet Fly Ernest

Shpejt vendos ti hedh nje sy faqes internetit dhe ajo qe vej re ne impaktin e pare jane çmimet vertete terheqese, por ne ate moment me linden vetvetiu pyetjet;

Po ky Ernest nga na doli? 

Eshte diçka e sigurte dhe serioze, apo nje tjeter mashtrim i rradhes ne internet?

Keshtu qe para se te beja prenotimin e pare, vendosa te bej disa kerkime dhe te informohem sa me shume mbi kete shoqeri te re dhe te panjohur. Pasi ne faqen e tyre, perveç disa detajeve mbi rregullat e fluturimit, gjenden shume pak informacione te tjera.

Fly Ernest Srl vjen si nje shoqeri fluturimesh Low Cost (pak a shume e ngjashme me Ryan Air). Eshte nje StartUp me investim Suedez e bazuar ne Milano, pjese e grupit Ernest SpA (shoperi per aksione) kjo e rregjistruar po ne Milano ne date 16/10/2015 me P.IVA 09241280966 nga themeluesi dhe CEO, David Girhammar.

Kjo nisme synon te ndihmoje edhe me tej forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, duke e bere udhetimin me te lehte, per dhe nga Shqiperia. Nga data 01.07.2016 nisim zyrtarisht fluturimet e para, te cila do te zgjerohen deri ne 9 destinacione brenda dates 19 Korrik dhe te tjera ne muajt ne vijim… thote David Girhammar.

Themeluesi Girhammar ka punuar si kreu i strategjise dixhitale te Armani Group Milano. Suedezi ka punuar si gazetar dhe themelues i revistave, shfaqje televizive dhe agjensite e reklamave.

Rroli i Fly Ernest ne kete rast, nuk eshte gje tjeter veçse ai i nje Virtual Carrier, pra i nje operator virtual. Nuk eshte tamam nje shoqeri fluturimesh por nje operator sherbimesh. I cili, qe te siguroje sherbimet, blen mundesi fluturimesh nga transportues ajror qe veprojne ne Shqiperi dhe Itali.

Ne kete rast, ata kane lidhur nje kontrate te posaçme me shoqerine e fluturimeve Mistral Air. Shoqeri fluturimesh kjo e themeluar ne Rome ne vitin 1981 nga aktori famshem kinematografik Bud Spencer. (po po, pikerisht ai i filmave me grushta e shkelma! 🙂 )

Aktualisht kjo shoqeri eshte pjese e grupit PosteItaliane.

mistralair

 

Fluturimet, per dhe nga Shqiperia, do te behen me ane avioneve te shoqerise Mistral Air e cila ve ne dispozicion nje Boeing 737-400 dhe dy ATR72-500.

Si perfundim m’u duk nje nisem serioze. Pasi u sigurova mire dhe mbi menyren e fluturimit, vendosa te bej prenotimin e pare direkte tek faqja e internetit me ane te kartes kreditit.
Prenotimet mund te behen dhe me ane te telefonit me Call Centerat nga Shqiperia dhe Italia, kontaktet gjenden ne faqen web te Fly Ernest.

Ajo qe vura re gjate proçesit te prenotimit, ishte ngjashmeria gati e plote me proçesin qe zbaton shoqeria e famshme e fluturimene Low Cost – Ryan Air. (Kam fluturuar shpesh me RyanAir dhe e njoh mire kete lloj proçesi.)

Me sa duket, Ernest perdor perafersisht te njejtin kriter (Algoritmi) si ai i RyanAir per çmimet e fluturimeve. Te cilat ne baze te shikueshmerise dhe te prenotimeve, mund te ndryshojne (gjithmone duke u rritur) edhe brenda dites!
Prandaj keshilloj qe nese e ke ndare mendjen, te mos mendohesh shume per te prere bileten! 🙂

Natyrisht, duke qene nje shoqeri e orientuar tek fluturimet Low Cost (dmth. me cmime te uleta), te gjitha aksesoret shtese jane me pagese ekstra.

E perfshire ne çmimin e biletes eshte vetem nje valixhe e vogel me permasa max 55x35x25 cm dhe peshe deri ne 8Kg! E cila mund te merret me vete direkt ne kabinen e avionit.

Plus lejohet vetem nje çante dore max 2Kg. Pra gjithsej, çanta dores + valixhja, nuk duhet te kalojne peshen totale 10Kg. Nese valixhja jote e kalon peshen prej 8Kg ose permasat maksimale, duhet te paguash nje shume extra si per vajte ashtu dhe per ardhje.

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!