KRITERET E FOTOGRAFISË

Ja cilat janë kriteret që duhet të zbatosh!

Fotot duhet të jenë;

  • Me ngjyra.
  • Të bëra 6 mujorshin e fundit, në mënyrë që të tregojnë si je aktualisht.
  • Dalë para një sfondi të bardhë.
  • Dalë me fytyrë të plotë duke parë direkt tek kamera
  • Me një ekspresion të fytyrës neutrale, dmth pa qeshur.
  • Dalë me veshje të përditëshme (me uniforma, kapele, ose objekte të tjera, NUK pranohen)
  • Në fytyrë NUK duhet të ketë hije drite, ose fytyra të jetë nën hije, duhet të duket sa më qartë.

Bëni kujdes! Fotografitë janë pothuajse pjesa më e rëndësishme e llotarisë.

Këto fotografi pranohen për aplikim:

 



Fotografitë si më poshtë

NUK pranohen për aplikim!!!

Domethene;

– foto me refleks hijesh
– foto me refleks drite tek  syzet
– foto e turbullt
– mamaja ose babai ne sfond (me femijen)
– femija e vogel me biberon ne goje
– duke qeshur (pervec foshnjeve)
– dritarja ne sfond
– koka dhe trupi jo drejte

Disa këshilla se si ti bësh fotot vetë;

  • Për Smartphone apo Tablet me sistem Android, shkarko programin “DvLottery Photo” në Play-Store dhe bëi fotot me anë të këtij programi me sfond të bardhë, duke ju përmbajtur shembujve të fotove si më sipër.
  • Me aparat fotografik, madhësia maksimale 5 Mpixel. në sfond të bardhë, duke ju përmbajtur shembujve të fotove si më sipër.
  • Nëse fëmija është tepër i vogël, vendose sipër një çërçafi të bardhë mbi krevat. Nuk ka problem nëse qesh, mjafton të jetë foto e pastër ku të duket qartë dhe përballë fytyra e fëmijës.
  • Nëse nuk mundesh dot vetë, të këshillojmë t’i drejtohesh një Fotografi duke i specifikuar që dëshiron të bësh një foto “në formatin dixhital” me përmasa 600 x 600 pixel për aplikim online.

Dërgo foto të tjera

Nëse fotot që keni ngarkuar nuk janë sipas standardit të kërkuar, ju lutemi të na i dërgoni përsëri.

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!