Receta gatimi clasike shqiptare

transferimi_hapat

Gjermani – Hapat e para

Nese jeton ne ndonje shtet te europes, si pershembull Italia ose Greqia, me siguri do jeshe perballur me veshtiresite ekonomike gjate ketyre viteve te fundit, por jo vetem… Me siguri ta kane ardhur ne mendje pyetje si;

Po sikur te shperngulem nga vendi ku ndodhem?

Ne çvend tjeter te Europes, dhe si?

Cilat jane hapat e para qe duhet te ndjek?

Te gjithe ata qe mbartin nje Pashaporte, ose minimumi leje qendrimi 5 vjecare nga nje shtet i BE-se, gezojne te drejten e lire te qarkullimit brenda komunitetit per arsye pune ose vendbanim.

Per te jetuar e punuar ne Gjermani nuk eshte me e domosdoshme nje leje qendrimi gjermane per keto individe. Per te transferuar vendbanimin, nevojitet vetem te rregjistrohesh ne “zyren e gjendjes civile” te bashkise ku ke zgjedhur per te jetuar.

Si te rregjistrohesh

Me te mberritur ne gjermani, hapi i pare qe duhet te besh, eshte ai i rregjistrimit ne nje Bürgerbüro (zyre bashkie) ose Einwohnermeldeamt (zyre e gjendjes civile). Si rregull ne qytetet e medha ka nga nje ne çdo lagje. Tek qytezat e vogla me me pak se 15.000 banore, zyrat e rregjistrimit gjenden zakonisht brenda godines se bashkise te quajtur – Rathaus

Per te gjetur adresen me te afert te zyres ne qytetin ku ndodhesh, mund te kerkosh ne Google duke vendosur dhe emrin e qytetit ky ndodhesh, si p.sh. “Frankfurt” Pra, ne kete zyre duhet te rregjistrohesh per te marre Anmeldung, domethene çertifikaten e vendbanimit, me te cilen fillon zyrtarisht qendrimi ne shtetin gjerman.

anmeldung

Ne gjermani nuk lejohet rregjistrimi ne gjendjen civile nese jeton perkohesisht ne nje Hotel. Edhe pse nderkohe mund te keshe gjetur nje pune ose je duke punuar, duhet pa tjeter te prezantosh nje kontrate me adrese shtepie!

Nese ndodhesh si mik tek shtepia e nje personi tjeter, mund te prezantosh nje deklarate nga ana e personit qe po te strehon. Ne disa raste eshte e mjaftueshme vetem te paraqiteni ne zyren e rregjistrimit se bashku. Pasi te keshe bere rregjistrimin (Anmeldung) do te ipet automatikisht edhe numri i kodit fiskal. Per kete do te marresh nje leter me ane te postes direkte tek adresa e shtepise.

Bej kujdes! Mos ler te kaloje shum kohe pa bere rregjistrimin. Ligji gjerman parashikon qe te behet brenda pesembedhjete diteve nga transeferimi ne nje banese te re. Rrezikon te gjobitesh per kete!

Gjithashtu, do te maresh me ane te postes edhe dokumentacionin e nevojshem per te paguar taksen e televizionit ARD ZDF Deutschlandradio; kostoja eshte 17,50 € ne muaj (rreth 215 ne vit) dhe eshte e detyrueshme per çdo banese! Nese ndodhesh si mik i perkoheshem ne shtepi me persona te tjere, vetem pronari i shtepise e paguan taksen e televizionit.

arf_zdf

Gjithsesi letra e takses te vjen automatikisht me emrin tend. Ti duhet ta mbushesh me te dhenat e tua, bashke me ato te pronarit te shtepise i cili po e paguan dhe ta dergosh prap mbrapsh qe te fshihesh nga lista e paguesve per ate banese. Per kete, ke kohe deri ne 2 muaj pas marrjes se letres.

Pas rregjistrimit ne gjendjen civile, te ipet automatikisht dhe e drejta per te votuar ne zgjedhjet lokale, bashkiake. Perpara zgjedhjeve, te vjen me ane te postes zarfi me te dhenat e kandidateve dhe se ku mund te votosh.

Kur te plotesosh formularin e rregjistrimit, tek pikat qe duhet te permbushesh, te kerkohet dhe nese je besimtar i nje feje apo jo. Ne rast se ti e pohon kete, do te te zbresin automatikisht nga rroga nje kontribut per fene qe ke zgjedhur. Shuma e Kirchensteuer do te llogaritet me nje perqindje fikse proporcionalisht me te ardhurat.

Nuk perfshihen ne kete pagese personat qe jane pa pune dhe pensionistet ne minimum. Kush ka femije ne ngarkese ka perfitime reduktimi. Te ardhurat e mbledhura nga shteti nepermjet Kirchensteuer i shperndahen kishave dhe jane per ato i vetmi burim finance. Duke mos e paguar kete takse, nuk do te keshe te drejte hyrje ne sakramentet e kishes.

Mund te te interesoje edhe ky artikull mbi gjermanine: Si dhe ku te kerkosh nje shtepi me qera.

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!