www.profili.im - Regjistrohu falas!

gjermania-kerkon-puntor_1

Gjermania kerkon puntor.

 

Këto ditë po vlon lajmi se gjermania kerkon puntor për rreth 46 mijë vende pune të lira.
Por për çfar profesionesh bëhet fjalë dhe si duhet të veprosh?

Në radhë të parë, duhet theksuar që këto vende të lira pune në Gjermani, janë të hapura për të gjithë kandidatët anë e mbanë botës që përmbushin kushtet e kërkuara nga kompanitë gjermane.

Gjermania po përjeton një rritje të qëndrueshme ekonomie dhe shifra të ulëta papunësie. Kompanitë gjermane janë në kërkim të punëtorëve të kualifikuar me diplomë. Veçanërisht në fushën e inxhinierisë dhe MINT (Matematikë, Informatikë, Shkencat Natyrore dhe Teknologjisë) gjithashtu Mjekë dhe Infermierë. Ka mungesa veçanërisht për inxhinierë makinerishë dhe automjetesh si dhe inxhinierë elektrikë.

Mendoni të ndërtoni një të ardhme në Gjermani?

Në këtë artikull, duam t’iu informojmë mbi mundësitë për të përfituar një leje qëndrimi për punë në Gjermani dhe cilat kritere duhet të plotësoni për këtë, meqenëse gjermania kerkon puntor.

Republika e Shqipërisë është kategorizuar në Gjermani si një i ashtuquajtur “vend i sigurtë origjine“.
Kërkesat për azil të nënshtetasve nga Shqipëria faktikisht nuk kanë pothuajse asnjë shans të njihen. Prandaj pjesa dërrmuese e azilkërkuesve, të cilët vijnë nga Republika e Shqipërisë duhet të kthehen sërish në atdheun e tyre.
Me efekt ligjor nga data 28.10.2015, janë lehtësuar kriteret ligjore për futjen në tregun gjerman të punës të qytetareve dhe qytetarëve nga Shqipëria.
Nga data 01.01.2016 e deri më datën 31.12.2020, qytetaret e qytetarët nga Republika e Shqipërisë, kanë mundësi të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për të gjitha profesionet e punës, shkollimet profesionale, e punë të tjera ndihmëse.
Kjo vlen edhe atëherë kur ju nuk keni një shkollim të caktuar profesional, apo kur kualifikimi juaj profesional nuk njihet në Gjermani.
Nga kjo rregullore përjashtohen rastet e punëmarrëseve dhe punëmarrësve të huazuar.

Cilat janë kushtet që duhet të plotësohen nga ana juaj?

  • Ju keni një ofertë për një vend të garantuar pune, nga ana e një punëdhënësi në shtetin e Gjermanisë, duke filluar nga data 01.01.2016 e më tej.
  • Ju i përmbushni kushtet ligjore të parapara për lëshim vize.

Si duhet të vazhdoni më tej?

Mund ta përshpejtoni proçesin e vizës, në qoftë se përcillni këto udhëzime si në vijim:
Para se të aplikoni për lëshim vize pranë përfaqsisë të jashtme Gjermane, punëdhënësi i juaj mund të parashtrojë verifikimin rrethanave tuaja nga ana e organit përkatës në shtetin e gjermanisë.

Hapi i parë për shqyrtimin është biseda me Agjencia Federale për Punësim nga ana e sponsorit (punëdhënësit):

  • Nëse keni qëndruar më parë në shtetin e Gjermanisë, (p.sh. me leje të qëndrimit, Blue Card, leje të vendosjes, etj., ose si parashtrues kërkese azili me leje tolerimi (Duldung) ose me leje qëndrim), atëherë punëdhënësi i juaj do ti drejtohet organit për nënshtetasit e huaj me kompetencë rajonale, me një ofertë të garantuar vendi pune. Organi për nënshtetasit e huaj do të verifikojë qëndrimet e juaja të mëparshme në shtetin e Gjermanisë.
    Organi për nënshtetasit e huaj merr miratimin nga Agjencia Federale për Punësim (AF). Atje do të verifikohet, se ka në disposicion një ofertë vend pune për kandidate apo kandidatin e favorizuar.
    (Këtu bëjnë pjesë nënshtetaset dhe nënshtetasit nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, nga Islanda, Liechtenstein-i, Norvegjia apo nga Zvicra, si dhe nga anëtarë tjerë të të ashtuquajturave shtete të treta me një hyrje të pakufizuar në tregun e punës)

 

  • Nëse nuk keni qëndruar asnjëherë, apo vetëm për një afat të shkurtër në shtetin Gjerman para aplikimit, (këtu është fjala për qëndrimet, për te cilat ju keni pasur nevojë të merrni një vizë nga përfaqësia e jashtme e shtetit Gjerman), atëherë nuk është e domosdoshme të merret një miratim përkatës për lëshimin e një vize për ju nga ana e organit gjerman për nënshtetasit e huaj.
    Punëdhënësi i juaj gjerman në rast te tillë u drejtohet me një ofertë të garantuar vendi pune drejtpërdrejtë Agjencisë Federale për Punësim, e cila më pas zbaton verifikimet.

gjermania-kerkon-puntor_2

 

Në qoftë se janë përmbushur të gjitha parakushtet, atëherë, sponsori (punëdhënësi i juaj), pranon një miratim paraprak për lëshim vize nga Agjencia Federale e Punës.
Pas pranimit të miratimi paraprak, ju mund të parashtroni pranë Ambasadës Gjermane një kërkesë për lëshim vize.

Për nënshtetasit e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët do të aplikojnë për lëshim vizë për punësim bazuari në rregulloret e reja ligjore, nuk lejohet të kenë pranuar kontribute (pagesa), bazuar në ligjin mbi kontributet për para shtrues kërkese azili në një afat kohor prej 24 muajsh para ditës së aplikimit.
Me përjashtim të nënshtetasve nga Republika e Shqipërisë, të cilët pas datës 1. Janar 2015 dhe para datës 24.10.2015, kanë parashtruar në shtetin e Gjermanisë kërkesën për njohjen e të drejtës së azilit.
Të cilët po ashtu në datën 24.10.2015 gjendeshin në
Gjermani, dhe pas datës 24.10.2015 janë larguar pa asnjë vonesë nga ky vend.
Për këtë grup personash, është e mundur ri hyrja
në Gjermani prej datës 01.01.2016, për sa kohë përmbushen kriteret e mëposhtme dhe organi përkatës i shtetit gjerman për nënshtetasit e huaj e miraton ri hyrjen në Gjermani.

Informacione zyrtare 2016, të mara nga:
Agjencia Federale për Punësim
90327 Nuremberg – Qendra për ndërmjetësimin me jashtë dhe atë profesional.

Je një person i kualifikuar dhe me eksperiencë pune? Lexo këtu…

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!

Shares
Share This