Receta gatimi clasike shqiptare

 

Llotaria Amerikane 2020-2021Përgjigjet
dalin me datë 6 qershor 2020

 

Në këtë artikull ju shpjegojmë hap pas hapi se ku dalin te llotaria amerikane 2020-2021 përgjigjet dhe si duhet të veproni për të ditur nëse jeni përzgjedhur apo jo për një vizë.


 

Në momentin që aplikoni në llotarinë amerikane, do të merrni dhe një numër kontrolli.
Ky nr. përbëhet nga 16 shifra (një miks nr. dhe shkronjash) dhe fillon gjithmonë me vitin përkatës. Në shëmbullin e mëposhtëm me 2021.

20215D4IJSBYEGLM

Ky numër quhet në anglisht “Confirmation Number” pra numri i konfirmimit dhe është i domosdoshëm për te verifikuar nëse jeni përzgjedhur apo jo në llotarinë amerikane.
Pa këtë numër nuk mund të verifikohet dot përzgjedhja!

Klientët të cilët kanë aplikuar me ne, do ta marin këtë numër automatikisht nga ana jonë.Në rast të kundërt, mund të na kontaktojnë me anë të formularit tek faqja “Kontakte”

PËRZGJEDHJA

Ku ta shikoj nëse jam përzgjedhur apo jo?

Për të verifikuar përzgjedhjet, duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit nëpërmjet Entry Status Check në faqen zyrtare te llotarisë amerikane.

—-> Nëse faqja zyrtare është e pa arritshme, do të thotë që ka dyndje të madhe aksesesh. Në këtë rast mund ta provoni përsëri një ditë tjeter kur të ketë më pak fluks aksesesh.

Për sa i përket shortit të llotarisë për vitin 2021 (dmth aplikimet e bëra në Tetor të vitit 2020) kontrolli do të mundësohet duke filluar nga data 6 Qershor 2020 pas orës 18:00 e do të zgjasë të paktën deri më datë 30 Shtator 2021. Kështu që koha në dispozicion për të verifikuar përzgjedhjen është më se e mjaftueshme.

Kontrolli i Statusit të Regjistrit (Entry Status Check) është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen.
Nëse jeni përzgjedhur, do të njoftoheni me udhëzime të mëtejshme se si të vazhdoni për intervistën.

Departamenti i Shtetit Amerikan NUK do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë automatikisht nëse jeni përzgjedhur apo jo. Këtë verifikim duhet ta bëni vetë manualisht!

Thënë kjo, le të shikojmë hap pas hapi dhe në detaj, se si të verifikojmë te llotaria amerikane 2019 përgjigjet.

  • Si fillim, hapim faqen zyrtare të llotarisë amerikane te kjo adrese interneti.
    Më pas klikojmë tek “Check status (shih fig.)
  • Më pas do të hapet një faqe tjetër e cila uron Mirëseardhjen (dmth në anglisht: Welcome)

Duke shtypur butonin “Continue” do të hapet faqja që na intereson ne, domethënë ajo për verifikimin.
Në këtë rast kërkohen disa të dhëna bazë dhe numri personal i aplikimit.

  • Në bllokun Nr. 1  “Confirmation Number” duhet të vendosni numri e aplikimit me 16 shifra që keni marrë kur keni aplikuar.
    Numri i kërkuar duhet të fillojë pa tjetër me vitin 2021!
  • Në bllokun Nr.2 “Last / Family Name” duhet të vendosni mbiemrin tuaj, dmth mbiemrin e personit aplikues.
  • Në bllokun Nr.3 “Year of Birth” vendosim vitin e lindjes të aplikuesit.
  • Së fundi, te “Authentication“, vendosni 5-së gërmat e dhëna, identik ashtu si shfaqen në figurë e dhënë për momentin (gërmat varjojnë) dhe pastaj shtypni butonin e dërgesës “Submit
  • Nëse do të shfaqet një e shkruajtur e tillë “HAS NOT BEEN SELECTED”, për fat të keq do të thotë që aplikuesi nuk është pëzgjedhur nga sistemi i llotarisë! 🙁
    Në rast të kundërt, suksese! 🙂

Ke humbur numrin?

Nëse ke humbur numrin e kontrollit, ekziston mundësia për ta rimarrë atë përsëri.

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!