Receta gatimi clasike shqiptare

pune-ne-gjermani

Marrja e lejes punësimit për aplikues Shqipëtarë të kualifikuar.

Verifikimet paraprake për viza pune nga shteti gjerman, të përshkruara në këtë artikull,  nuk bëhen në qoftë se keni një nga kualifikimet e veçanta pune si më poshtë.

Jeni akademike/akademik

Ne qoftë se keni një diplomë universiteti dhe ju ofrohet një kontratë pune, nga ana e një punëdhënësi në shtetin e Gjermanisë për një pozicion pune, i cili për-
puthet me diplomimin tuaj, atëherë ështe e mundur që ju të merrni një të ashtu-quajtur “Blaue Karte EU“ (Karta Blu e BE-së).

Në lidhje me këtë, së pari duhet të verifikohet se a mund të krahasohet diplomimi juaj universitar me një diplomim nga një universitet i ngjashnë shtetin e Gjermanisë.
Po ashtu kusht është edhe paga minimale vjetore bruto prej 48.400€.
[Shumat ndryshojne për çdo vitë. Kjo shumë e vlefshme për vitin 2015. Në vitin 2016 vlenë një pagë minimale vjetore prej 49.600 €. (Gjendja: 01.12.2015)]

Në qoftë se keni një diplomë universiteti, në një profesion pune për të cilin aktualisht ka kërkesë të lartë në shtetin e Gjermanisë,
(studiuese/studiues i shkencave natyrore, matematiciene/matematicien, inxhiniere/inxhinier, mjeke/mjek, dhe profesionistë me shkollim të lartë për teknologjinë e informacionit- dhe komunikacionit) dhe direkt ju ofrohet një kontrate pune, atëherë mund të aplikoni për “Blaue Karte EU“ – (Kartën Blu të BE-së) prej një page minimale vjetore 37.752€.
[Shumat ndryshojne për çdo vitë. Kjo shumë e vlefshme për vitin 2015. Në vitin 2016 vlenë një pagë minimale vjetore prej
38.688 €. (Gjendja: 01.12.2015)]

Personat që kanë Kartën Blu të BE-së kanë mundësi që pas një qëndrimi 33 muajsh, respektivisht pas vërtetimit të njohurive të mjaftueshme mbi gjuhën gjermane pas 21 muajsh, të marrin një leje qëndrimi afat gjatë.

 

Jeni punëtor i kualifikuar

Ekzistojnë një sërë kualifikimesh profesionale për punë, të cilat në Gjermani nuk arrihen nëpërmjet një studimi në universitet, por përmes kualifikimit profesional në një ndërmarrje pune. Në një pjesë të madhe të këtyre profesioneve kërkohet fuqi punëtore e kualifikuar.
Hyrja në tregun e punës për ata që kërkojnë punë nga shtetet jashtë Evropës është lehtësuar në lidhje me këto profesione pune. Se cilat profesione i takojnë kësaj kategorie verifikohet çdo vit dhe publikohet në këtë adresë interneti.

Aktualisht (Gjendja: Tetor 2016) janë radhitur mbi 130 profesione pune gjithsej, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë dhe të kujdesit mjekësor, në profesione si mekatronik dhe elektriҫist, ndërtimtari – dhe profesione të tjera teknike, si edhe profesione nga sektori i komunikacionit rrugor dhe i logjistikës.

Në qoftë se vini nga një prej këtyre profesioneve dhe në të njëjtën kohë keni një ofertë të garantuar vendi pune, mund të merrni një vizë për fillimin e një marrëdhënie pune në qoftë se Agjencia Federale e Punësimit vërteton faktin, që rrethanat e punësimit tuaj, në atë vend pune i përkasin rrethanave të njëjta të punëmarrësve tjerë me prejardhje gjermane.

Për aplikimin për leje qëndrimi duhet të verifikohet gjithashtu, nëse kualifikimi profesional është i njëjtë apo jo, me një kualifikim profesional pune përkatës në shtetin e Gjermanisë.
Duhet të merrni në konsideratë, që proçesin e njohjes së titullit mund ta kryeni edhe pa u ndodhur në Gjermani! Informacionet në lidhje me këtë mund t’i gjeni në gjuhën gjermane, angleze ose italiane në këtë faqe interneti.

Në qoftë se qendra përkatëse e certifikimit përcakton se për të arritur njohjen e diplomës tuaj janë të nevojshme kualifikime të mëtejshme, ju, nën rrethana të caktuara, mund të aplikoni për një titull leje qëndrimi lidhur me njohjen e kualifimit tuaj profesional.
Si fuqi puntore e kualifikuar apo si akademik/e, mund të aplikoni për lëshimin e vizës drejtëpërsëdrejti pranë përfaqsisë së jashtme Gjermane.

 

Jobseeker-Viza (Vizë për të kërkuar një vënd pune)

Hyrja në tregun e punës nëpërmjet të ashtuquajturës “Blaue Karte EU“ (Karta Blu e BE-së) apo të listës pozitive, ka si parakusht ofertën e një vendi pune.

Në qoftë se keni një diplomë universiteti të njohur nga shteti i Gjermanisë, apo një shkollim të lartë universitar të krahasueshëm me një gjerman, atëherë keni mundësi të aplikoni për një vizë për të kërkuar punë edhe pa pasur ofertë konkrete pune.
Me këtë vizë, për të kërkuar këtu një vend pune, mund të hyni dhe qëndroni deri në gjashtë muaj në shtetin e Gjermanisë. Kusht për këtë është që ju për atë periudhë kohe të jeni në gjendje të financoni jetesën tuaj edhe pa punuar.

Informacione zyrtare 2016, të mara nga:
Agjencia Federale për Punësim
90327 Nürnberg – Qendra për ndërmjetësimin me jashtë dhe atë profesional.

Së fundi, kush kërkon një vënd pune, por edhe kush aplikon për vënd pune, duhet të zotërojë gjuhën gjermane në nivelin e duhur, të paktën B1.
Për informacione të detajuara, se si dhe ku të mësosh gjuhën gjermane, ju ftojmë të lexoni këtë artikull:

https://www.emigroj.com/si-te-mesosh-gjermanisht/

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!