Receta gatimi clasike shqiptare

affittasi

Shtëpi me qera në itali

Sa me shume kalon koha aq me e shpeshte eshte bere edhe levizja e njerezve drejt qyteteve europiane .

Nese te eshte ofruar nje mundesi punimi ose te ka dale e drejta per te studiuar ne Itali ju duhet te filloni menjehere te kerkoni per nje apartament ose shtëpi me qera në Itali.

Kerkimi i nje shtepie me qera, varet nga faktore te ndryshem si psh: te gjesh nje shtepi me nje dhome e kuzhine, eshte me e thjeshte se sa te kerkosh nje shtepi 4 dhoma e kuzhine; zona ku ju doni te jetoni e deri te cmimi qe ju mendoni te arsyeshem per nje shtepi.

Ka shume menyra per kerkimin e nje apartamenti ose shtëpi me qera në Itali. Ju mund te pyesni miqte, fqinjet apo te afermit nese kane degjuar per ndonje shtepi. Shume nga rastet me te mira per nje shtepi me qera gjenden edhe fale gojedhenave te njerezve.

 

affittasi4

 

Kur jeni duke shetitur neper rruget ose rrugicat e italise, hidhini edhe nje sy dritareve te pallateve, ose ballokoneve, pasi mund te gjeni nje kartele ku thuhet “Affittasi Appartamento” (dmth apartamenti ipet me qera).

Nje tjeter mundesi jane gazetat lokale (Giornali Locali) ose revistat, per njoftimet qe ato mund te kene lidhur me apartamentet me qera.

Nje burim tjeter i rendesishem eshte edhe interneti. Ju mund te kerkoni per njoftime ne baze te zones ose krahines ku jetoni. Website nr. 1 persa i perket apartamenteve dhe shtëpi me qera në itali eshte edhe solo affitti (ne gjuhen origjinale), ose e kliko per ta perkthyer ne Shqip

Nje tjeter menyre efikase per te kerkuar nje apartament online eshte ai i publikimeve lokale, shumice te drejtperdrejta nga vete pronaret. Ne kete menyre shanset per te gjetur nje apartament me kest mujor me te lire, jane me te medha. Fakti qe mund te trajtosh me vete pronarin e apartamentit ndihmon ne kete. Ne kete faqe web, gjinden rreth 200.000 apartamente te disponueshme ne te gjithe italine.

Nese te gjitha keto alternativa deshtojne, ju mund ti drejtoheni fizikisht nje agjensie imobiliare e cila merret me shitjen dhe dhenjen me qera te apartamenteve. Duhet thene qe “Soloaffitti”, pervec webit, disponon edhe nje rrjet te gjere agjensishe ne mbare italine.

Keto agjensi kane nje sere njoftimesh. Sipas kerkesave tuaja, metrave katror, nr te dhomave, zones ku deshironi, ne qender apo periferi, apartament i mobiluar ose jo, agjenti imobiliar do ju paraqesi te gjitha variantet qe ju pershtaten me shume.

Zakonisht, Agjensia imobiliare merr nje perqindje qe eshte e barabarte me nje muaj qera + IVA (TVSH), prandaj shumica e njerezve deshirojne te gjejne shtepi me ndihmen e miqve.

Per te marre nje apartament me qera me ane te agjensise, rregulli gjenaral eshte 3+1; 3 muaj paradhenje (ku perfshihet kapari 2 muaj) dhe 1 muaj kostoja e agjensise.

Momenti me i papershtatshem per te kerkuar shtepi ne Itali eshte shtatori, kur rifillojne shkollat pasi shumica e studenteve vihen ne kerkim te shtepive.

Ne momentin kur ju do te shkoni per te pare nje shtepi ju duhet te merrni parasysh te kontrolloni disa nga gjerat me kryesore: duhet te verifikoni impiantin elektrik, gjithashtu edhe impiantin e ngrofjes se centralizuar.

Diten e pare te kontrates, eshte e keshillueshme ti beni nje foto me ane te celularit, sahateve; te ujit dhe te gazit, ne menyre qe te keni numrin e sakte per tja kumunikuar me pas furnizuesve te energjise.

Gjithashtu duhet te kontrolloni edhe ekektroshtepiaket nese funksionojne ne rregull apo jo, per funksjonimit e te cilave pergjigjet pronari vete.

Nese shtepia ka ngrohje me Kaldaje me Gas, duhet ti kerkoni pronarit certifikaten e rishikimit te kaldajes per here te fundit (Certificato di Revisione) zakonisht cdo 2 vjet.

Shtepia me qera do te jete juaja per aq kohe sa ju do a paguani ate. Ju do jetoni ne te, do kujdeseni per mbarevajtjen e saj. Do kaloni momemte te bukura aty qe do ti mbani mend gjate.

Prandaj shpesh do e harroni faktin qe e keni me qera pasi aty do lini nje pjese te vetes tuaj. Si ju si pronari shtepise keni te drejta dhe detyra, dhe per kete eshte mire ti njihni perpara firmosjes se kontrates.

Perpara se te hyni ne shtepi ju duhet ti paguani pronarit paradhenien per te cilen keni rene dakort. Eshte e keshillueshme mos paguani me para ne dore, si paradhenien si kestet e tjera te qerase, por me ane te nje trasferimi Bankar (Bonifico Bancario).

Gjithsesi ju duhet te keni ne dore nje fature, per cdo pagase qe beni, qofte edhe me para ne dore pronarit.

 

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!