Receta gatimi clasike shqiptare

mamaja dhe femija

Kopshti në gjermani – si funksjonon ne detaj.

Gjermania eshte cilesuar si nje nga vendet ideale per familjet ne rritjen dhe edukimin e femijeve. Jo vetem nga ana sociale ekonomike, po dhe nga ajo e shkollimit dhe edukimit shoqeror.

Femijet ne Gjermani mund te gezojne nje sere privilegjesh. Duke filluar nga Kindergeld, pagesa mujore prej 190 Euro qe i perket çdo femije per ligj deri ne moshen 18 vjeçare, e deri tek akseset falas ose me abonim te reduktuar, neper struktura te ndryshme si biblioteka, pishina, fusha sportive e lokale sbavitese si Jugendcafé etj.

Ne gjeneral çerdhja dhe kopshti në gjermani permblidhen ne nje fjale te vetme; KITA.

Per vogelushet e grupmoshes 0-3 vjeç çerdhja ne gjermanisht quhet Kinderkrippe. Po ne kete post do te flasim ekskluzivisht per kopshtet; Kindergarten, qe u perkasin grupmoshes 3-6 vjeç.

Per prinderit femija eshte dhurata me e bukur e jetes. Eshte arsyeja pse jetojne. Te mbushin ditet me gezim e lumturi. Te lodhin vertet por te falin shume dashuri .

Por ditet kalojne njera pas tjetres dhe ti shikon qe femija yt eshte rritur. Tani nuk eshte me ajo bebja e vogel qe ecen kembadorazi por eshte bere nje vogelush/e te cilin e presin gjera te bukura.

Momenti i futjes  se femijes ne kopesht sjell nje sere emocionesh te ndryshme. Prinderi gjithmone e sheh kete shkeputje te pare me femijen me shume preokupim. Por eshte e rendesishme te tregohemi entusiaste per kete eksperience te re dhe pse thelle brenda nesh nuk eshte pikerisht ashtu. Ne te vertete per femijet eshte shume me e thjeshte te mesohen me kete eksperience te re. Ne fillim eshte normale te qajne pasi kan ndenjur gjithnje afer mamase.

Zakonisht femijeve u duhen perreth dy jave qe te mesohen me ambjentin e ri, me edukatoret, e me femijet e tjere. Por prinderve gjithmone do ju mbeti mendja tek te vegjelit e tyre.

Çfar do jete duke bere, duke qare?

Do e ndieje mungesen time?

Do e kuptoje qe do kthehem ta marr serish?

Shume pyetje dhe dyshime qe lindin spontanisht ne kete faze te pare te ambjentimit te femijes me kopshtin. Ju duhet ta qetesoni dhe ti thoni vetes qe cdo gje do shkoi ne rregull. Femija juaj do te mesohet shume shpejt me kopshtin dhe do jete i lumtur per kete eksperience te re.

Disa keshilla praktike per ditet e para te femijes ne kopesht.

  1.  Ditet e para dergojeni ne kopesht 1-2 ore maksimumi, sa te mari besimin me ambjentin e ri. Qendroni dhe ju aty me te nje far kohe se i jepni siguri, pasi perreth ai/ajo sheh vetem njerez qe nuk i njeh.
  2. Aktivizoheni me shoket e shoqet e kopshtit duke improvizuar lojra te ndryshme.
  3. Duhet te rrini te qete pasi emocionet dhe ankthin tuaj mund ta transmentoni tek femija.
  4. Jepi besim kopshtit dhe edukatoreve.
  5. Jepi gjykime sa me pozitive femijes per kopshtin.
  6. Beji ti kuptosh femijes se mami do te kthehet prap

Nese ju keni nje femije te qete ai do mesohet shume shpejt me kopshtin dhe femijet e tjere. Javen e dyte mundohuni te shkeputeni nga kopshti duke i thene se mami do iki e me vone do vije serisht. Nese ju shikon nga dritarja pershendeteni, qeshni dhe ikni. Kureshtja per ta pare serish mçeftas ça po ben mund te mos jete e mire, pasi femija do ju shohi serish e do filloje te qaje.

Nese ai ka nje loder te preferuar mund ta marri me vete pasi ndjen besim tek ajo loder dhe i sherben si pike referimi.

Kur e merrni nga kopshti pyeteni si kaloi, a ka ngrene, a luajti me shoket. Bindeni me idene qe te nesermen do shkoj serish. Se kopshti eshte i bukur dhe aty ka shume lojra qe femijet te argetohen.

kindergarten_2

Por si funksionon vertet kopshti në gjermani?

Le ta nisim nga rregjistrimi. Per te rregjistruar femijen, mjafton te viheni ne kontakt me kopshtin me te afert me banesen tuaj per te mesuar nese ka vend te disponueshem apo jo. Nese e njihni ndopak gjuhen, mund ta beni kete edhe me ane te telefonit, duke shkarkuar e plotesuar modularet e rregjistrimit direkt nga interneti ose duke u prezantuar personalisht.

Nese vendos ta besh kerkesen e rregjistrimit pa levizur nga shtepia, me ane te internetit, duhet te kerkosh keto fjale kyçe ne Google ose Bing duke vendosur dhe emrin e qytetit ku ndodheni. Formularet e shkarkuar dhe plotesuar, duhen firmosur dhe derguar kopshtit me ane te postes. Do te marresh nje pergjigje po me ane te postes zakonisht brenda nje jave.

Sa kushton kopshti në gjermani?  (Kindergartenbeiträge)

Ne gjermani kopshtet bashkiake ose shteterore jane te hapura nga e hena ne te premte e mund te kene tarifa te ndryshme ne baze te rajonit ku ju ndodheni, por ne pergjithesi ato standarte jane:

  • 7:30-13:00 ora; 146,00 Euro
  • 7:30-15:00 ora; 239,00 Euro
  • 7:30-15:00 ora; 300,00 Euro

Orari paradites 7:30-13:00 eshte kopshti pa dreke. Per dreken ka edhe nje pagese ekstra shtese qe varjon nga 1,50 deri ne 3,50 euro per femije ne dite! Plus nje tjeter pagese ekstra per ujin rreth 4,00 euro ne muaj!

Gjithashtu mengjesi ne kopshtet gjermane nuk eshte i perfshire ne pagesen mujore, duhet ti ipet femijes me vete nga shtepia!

Kindergarten_3

Thene kjo, kostoja e kopshti në gjermani, per prinderit, mund te duket disi e kripur, por ne kete rast vjen ne ndihme dhe ana sociale e shtetit, sidomos per ato familje te cilat jane vetem me nje rroge, ose kane te ardhura nen standart.

Per te perfituar ndihme sociale per pagesen e kopshtit, pasi te keni bere rregjistrimin e te keni paguar kestin e muajit te pare, duhet ti drejtoheni zyres sociale te quajtur Jugendamt

Do te merrni nje formular te cilin duhet ta plotesoni me te dhenat tuaja e ta dergoni dhe tek zyra e kopshtit per te dhenat dhe firmen nga ana e tyre. Se fundmi duhet t’ja dergoni mbrapsht Jugendamt e te prisni pergjigjen qe zakonisht vjen me ane te postes.

Zakonisht pagesa nga ana e sociales Jugentamt eshte totale vetem per koston e kopshtit pa dreke, dmth 146 Euro ne kete rast, qe perfshin orarin 7:30-13:00. Nese nuk e merni femijen brenda ores 13:00, pjesen tjeter te lekeve duhet ta paguani nga xhepi juaj!

Ky eshte nje nga motivet pse shumica e te huajve ne gjermani zgjedhin ti dergojne femijet e tyre ne kopesht vetem paradite, pra kopesht pa dreke.

 

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!