www.profili.im - Regjistrohu falas!

gjuha gjermane

Si të mësosh gjermanisht

Njohja e gjuhes gjermane eshte shume e rendesishme nese vendos te transferohesh ne Gjermani.

Vitet e fundit eshte pikerisht ky shtet i cili pati bumin me te madh te emigranteve, si nga Shqiperia por dhe nga vende te ndryshme europiane. Nje ndihmese e madhe per te gjithe ata qe i drejtohen Gjermanise, eshte edhe njohja e gjuhes angleze.

Por nese deshiron te integrohesh sa me shpejt ne kete vend, gjeja me e rendesishme qe duhet bere eshte fillimi i mesimit te gjuhes, e cila do te ndihmoje me mire ne integrim dhe ambjentim sa me te lehte.

Kurset e gjuhes ne Gjermani, jane te ndara me nivele te percaktuara. ( zakonisht nje test i shkurter “para-rregjistrimi” u behet te gjithe nxenesve qe rregjistrohen per here te pare, per te percaktuar nivelin fillestar ) Nivelet dhe domethenja e tyre jane:

  • A1 – (niveli fillestar total) i ndare ne dy pjese A1.1 dhe A1.2
  • A2 – (niveli fillestar i avancuar) i ndare ne dy pjese A2.1 dhe A2.2
  • B1 – (niveli mesatar, komunikativ) i ndare ne B1.1 dhe B1.2
  • B2 – (niveli mesatar, komunikativ i avancuar) i ndare ne B2.1 dhe B2.2
  • C1 – (niveli larte i avancuar)
  • C2 (rrjedhshmeri si gjuha e memes)

Ne gjermani ka shume shkolla per mesimin e gjuhes nag niveli A1 tek ai C1, private, te financuara pjeserisht ose totalisht nga shteti.

Volkshochschulen (VHS) te quajtura ndryshe si universitete popullore ndodhen ne te gjitha qytetet e gjermanise. Keto shkolla afrojne mundesine e te mesuarit nga niveli fillestar, ne ate me te avancuar, me cmime te ndryshme. Para se te rregjistrohesh per nje nga kurset e VHS, behet dhe testi fillestar i hyrjes per te percaktuar nivelin, ky test mund te behet gjithashtu, gratis per te gjithe, edhe online ne kete adrese.

Gjithashtu Berlitz Sprachschule ka vene ne dispozicion nje faqe enkas per te gjithe ata qe deshirojne te provojne testin e hyrjes online. Me te kompletuar testitn, me ane te email, do te marresh dhe certifikaten perkatese te nivelit tend.

Shume te keshillueshme, edhe pse me e shtrejnte eshte Goethe Institut i njohur ne livel boteror per mesimin e gjuhes gjermane. Nese deshiron ti drejtohesh shkollave private te mesimit te gjuhes, mund ti kerkosh ne Fletet e Verdha por edhe ne internet “Sprachschulen”.

Gjate kerkimit te kursit duhet ti kushtohet vemendje numrit te oreve te leksioneve dhe gjithashtu numrit te njerezve qe marrin pjese ne kurs… Pasi nje kurs i cili zgjat rreth tre ore ne dite per pese dite ne jave, te jep mundesine te praktikosh me shume gjuhen gjermane.

Nje metode alternative si të mësosh gjermanisht, eshte edhe ajo e kurseve online qe jane shume te perhapura dhe ekonomike.

Nje nga keto eshte edhe kursi radiofonik Deutsche Welle (DW) qe ne faqen e saj ne Shqip, ka module te shumta mesimi me nivele te ndryshme.

Shume e keshilluar eshte edhe faqja Deutsche-Uni Online ku te gjithe anetaret e regjistruar ne kete faqe, mund te verifikojne ecurine dhe njohurite e marra ne gjuhen gjermane.

Kurse Integrimi, nje tjeter menyre per te mesuar gjermanishten.

gjuha gjermane2

Ministria Federale (Bundesministerium), ka dedikuar edhe nje faqe Web, nje kurs online totalisht gratis, per mesimin e gjermanishten baze; te foluren, te shkruarin, dhe llogaritjet me numra. Ideale per te gjithe ata qe nuk ndodhen ne gjermani, ose nuk kane mundesi ekonomike per te marre pjese ne kurse me pagese. Kursi ndodhet ne kete adrese interneti.

Nje tjeter menyre per mesimin e gjuhes eshte dhe kursi i integrimit.

Ky kurs perbehet nga 600 ore leksionesh dhe i dedikohet te gjithe te huajve qe ndodhen ne gjermani. Perpara se te fillosh kete kurs, duhet te japesh nje test i cili percakton nivelin fillestar te njohurive te cdo personi.

Temat qe trajton ky kurs jane te ndryshme, si: bisedat midis nenes dhe femijeve, raportet shoqerore me shoket te afermit e koleget punes.

Ky kurs eshte i bazuar ne mesimin sa me te mire te gjuhes gjermane si ne te folur e ne te shkruar. Gjithashtu ky kurs te meson detaje rreth kultures sociale dhe historise se Gjermanise.

Ne fund te ketij kursi zhvillohet nje test i cili permbledh njohurite e perfituara. Ne fund te kursit ju keni te drejten e nje certifikate qe tregon pjesmarrjen tuaj te rregullt gjate kursin te integrimit.

Per tu bere pjese e kursit te integrimit, duhet te paraqisesh kerkesen ne zyrat kopetente. Ju mund ti drejtoheni sportelit Rajonal te zyres Federale per Emigrimin dhe Refugjatet. Gjithashtu mund ti drejtoheni dhe instituteve te gjuhes qe mund te ndodhen afer zones ku banoni.

Formularet qe duhet te mbushni per pjesmarrjen ne nje kurs integrimi mund ti gjeni ne Zyrat per te Huajt, ne institutet e ndryshme per mesimin e gjuhes, ose mund ti shkarkoni direkt nga faqja e internetit te Zyres per te Huajt dhe Refugjateve (BAMF).

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!

Shares
Share This