Receta gatimi clasike shqiptare

vendet_me_te_mira

Vendet me të mira dhe me zhvillim me te madh ekonomik.

Ju ka ndodhur te jeni te lodhur nga jeta perditshme?

Ndiheni te mbytur nga atmosfera qe ju rrethon?

Nuk ndiheni i kenaqur ne aspektin profesional dhe financiar?

Te flini dhe te zgjoheni me te njejtin mendim mbi koke: Te largoheni per nje te ardhme me te mire…  Nje pyetje qe shume persona e kane.

Eh kush nuk do donte nje jete me te mire per veten dhe familjen e tij. Nje jete ku ne fund te muajit mos numeroj qindarkat.
Nje jete ndryshe, me kuptimin e plote te fjales “jetoj”.

Nje jete ku te mos mbizoteroje “miku dhe leku” por te vleresohesh ne baze te profesionit dhe njohurive qe ke.
Te mos kesh frike nga nderrimi i partive ne vendin ku jeton, se mos jesh i pushuari i rradhes…

Bota qe na rrethon eshte e mbushur me mundesi shume here me te medha sec na ofron vendi yne i vogel Shqiperia.
Nje vend i bukur i yni, me nje klime mesdhetare, njerez te mire e fisnike por qe ne aspektin profesional lene shume per te deshiruar.

Cilat jane 10 vendet me të mira per te punuar e jetuar. Keto vende ofrojne mundesi te medha punesimi.
Gjithashtu kane nje kulture te pasur e vende te mahnitshme per ti vizituar.

Sipas klasifikimit te bere nga grupi bankar HSBC, keto jane 10 vendet me të mira ku te punosh e jetosh:

1 Singapori Singapori eshte nje qender e rendesishme financiare dhe komercale.
Eshte shume i kerkuar nga njerezit edhe pse ka nje nivel jetese shume te larte. Por duhet permendur qe rrogat ne Singapor jane me te lartat ne nivel boteror.

2 Hong Kong Eshte nje nder qendrat mete e rendesishme financiare, komerciale dhe kulturale ne bote.
Eshte bere nje shtet shume i kerkuar per thjeshtesine e sherbimeve fiskale qe ofron.

3 Emiratet Arabe Eshte renditur ne vend te trete ne kete klasifikim  fale kualitetit te jetes qe  ofron dhe te te huajve te shumte qe punojne ne sektore te ndryshme.
Dubai qyteti ku perqendrohen me shume te huaj qe punojne, ka nivel jetese te larte, por ofron pagesa te larta ne krahesim me vendet e tjera.

4 Meksika Mund te cuditeni  me prezencen e ketij vendi ne klasifikim. Per shume amerikane qe shperngulen ketu per te zhvilluar aktivitetet e tyre, Meksika ofron nje klime te qendrueshme ekonomike dhe kosto te ulet jetese.

5 Australia Nje kontinent i larget por i preferuar per te punuar. Pjesa me e madhe e njerezve qe zhvendosen drejt Australise vendosen ne qytetin e Sydney dhe Melbourn.

6 Shtetet e Bashkuara te Amerikes Amerika ka qene gjithmone nje vend qe ka terhequr dhe terheq njerez nga vende te ndryshme te botes per te punuar ne sektore te ndryshem. New York eshte vendi me kosto me te larte jetese.

7 Franca Nje qytet europian shume i bukur e me nje pasuri kulturore. Sektoret ku punojne me shume te huajt jane sektori Inxhenjerise , Elekronika dhe Ndertimi. Qyteti ku vendosen pjesa me e madhe e te huajve eshte Parisi, ku niveli i jeteses eshte me i larte.

8 Kina Kush eshte ne kerkim te punes ne sektorin Teknologjik, Financiar, te Marketingut e Prodhimit, mund te kete shume fat ne kete vend. Shume njerez zgjedhin te jetojne ne Shangai .

9 Hollanda Amsterdami eshte destinacioni me i pelqyer per ke deshiron te gjeje pune ne sektorin e ndermarjeve te ndryshme te Komunikacionit dhe Transportit. Kostoja e jeteses ne Hollande nuk eshte shume e larte ne krahasim me vende te tjera te Europes.

10 Anglia Nje nga vendet financiare me te rendesishme ne bote. Pengesa me e madhe qe hasin te huajt sidomos ne Londer eshte tek cmimet shume te larta te shtepive dhe nivelit te jeteses.
Per ata qe deshirojne te largohen ne njerin nga keto vende me zhvillim te larte ekonomik, e ardhmja mund ti rezervoje perfitime shume te mira.

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!