www.profili.im - Regjistrohu falas!

pleq

Vendet më të moshuara në botë!

Nuk e di ju, por mua me ka rastisur shpesh te udhetoj dhe te gjendem neper vende ku shumica e njerezve jane ne moshe te avancuar.

Sheh rrotull teje, dhe ka vetem njerez te moshuar, pastaj pyet veten: “Po rinia nga ja ka mbathur?”.

Te them te drejten me ka ndodhur edhe e kunderta. Te spostohem neper vende te tjera ku, per kundrazi, popullata dukej sikur ishte e perbere vetem nga te rinj e te reja.

Ne imagjinaten kolektive, ka disa vende (si pershembull Brazili) qe te ngrejne moralin per vete faktin se jane plote me Rini.

Nese do te kishim mundesine e zgjedhjes, kujt do ti pelqente, tu transferonte ne nje vend te perbere vetem nga persona te moshuar?

Nese do te zgjidhnim vendin perfekt per t’u transferuar, a nuk do te deshironim te jetonim ne mes te rinise, se sa ne mes te pleqerise?

vendet

Sigurisht, ky ndoshta nuk do te ishte parametri paresor per tu marre ne konsiderim ne rast emigrimi, por duhet te merret gjithsesi parasysh.

Me kete postim dua t’ju zbuloj cilat jane ato vende me perqendrimin me te larte te moshuarve, vendet më të moshuara ne bote. Jam i sigurte qe shumica nga ju, do ta konsideronte deprimuese idene e transferimit ne nje “Vend me Pleq”

Ne fakt eshte mese legjitime te pyesesh veten ne te cilat vende ka me shume te moshuar ose rini.

Po mar si shembull Italine ku jam rritur vete. Tashme dihet qe Italia eshte nje nga shtetet qe po plaket gjithnje e me shume. Lindjet jane gjithnje e me te pakta, mesatarja e femijeve eshte 1,37 dhe mosha e nenave italjane 31 vjec.

Dhe faji nuk eshte ekskluzivisht ai ekonomik, sic mund te mendohet per shkak te krizes. Ne fakt kjo situate ka qene gjithmone ne Itali, mendoj se me shume eshte çeshtje mentaliteti, sidomos tek gjinia femerore.

Pra nuk jane leket ato qe e bejne diferencen. Pikerisht duke hedhur nje sy situates boterore, vihet re mbi te gjitha qe ne vendet me progress me te larte, krijohen me pak familje dhe lindin me pak femije.

Realiteti eshte qe jemi duke pare nje ndryshim thelbesor kultural neper bote. Nje transformim i vertete i menyres se kuptimit jetes, kjo per shkak te humbjes se disa vlerave qe ne te kaluaren ishin thelbesore.

Sot njerezit vendosin perpara vlera te rreme si Lekun, Individualizmin, Egoizmin etj. “Zoti Lek” (sidomos ai i rritjes ekonomike) ka thare gradualisht zemrat e personave.

Eshte mbi te gjitha individualizmi ai qe te con te mos besh femije, ose qe te behesh prind ne moshe te madhe. Me kete nuk dua te them qe kjo eshte e vetmja arsye per plakjen e disa shteteve, por eshte nje faktor i rendesishem.

Listat jane gjithmone intriguese, deshiroj keshtu t’ju zbuloj se cilat jane ato shtete me perqindjen me te larte te moshuarve.

Ja pra 10 nga vendet më të moshuara, vendet me tendenca me te larta plakjeje, te populluar nga personat me te moshuar ( grupmosha kryesisht mbi 65 vjec)

  1. Japoni
  2. Gjermani
  3. Itali
  4. France
  5. Spanje
  6. Angli
  7. Kanada
  8. Ukraine
  9. Poloni
  10. SHBA

Me sa duket kontinenti i vjeter, Europa, eshte po aq i vjeter dhe ne popullate.

Dua te ritheksoj dhe njehere qe: ajo e moshes se popullates me siguri nuk eshte aspekti me i rendesishem te meret ne konsiderate per te emigruar (ka te tjere me te rendesishem si Kostoja e Jetes, niveli Kriminalitetit, niveli Ndotjes etj) por gjithsesi eshte nje faktor per tu mar parasysh.

Para se te vendosesh ku do transferohesh, sa me shume te dishe, aq me pak surpriza do te keshe!

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!

Shares
Share This